Ernesto Valverde është deklaruar pas barazimit 2-2 të Barcelonës ndaj Real Sociedadit.
Trajneri i Blaugranasëve ka thënë se kishte disa momente të diskutueshme në këtë takim, por edhe që kishin përballe një kundërshtarë mjaftë të papërshtatshëm.
“Penalltitë? E para, nuk e di se çfarë ndodhi… mendova se ishte një lojë me dorë. Të fundit duhet ta shoh më mirë. I thash gjyqtarit të katërt që ta kontrollonte” ka thënë ai.
“Loja ishte e vështirë, e rëndë.. ishte e vështirë për ne që të përballonim presionin e tyre dhe ata na dëmtuan kur kishin topin” shtoi trajneri spanjoll.
“Nëse them se merituam penallti dhe Sociedadi nuk meritoi, jam i sigurt se trajneri i tyre do të thoshte të kundërtën” ka shtuar më tej Valverde.
Në xhiron e 18-të, Barcelona do të pres Real Madridin, e që këta të fundit do të shkojnë si lider në Camp Nou në rast se fitojnë nesër (15 dhjetor) ndaj Valencias. /Telegrafi/