Ernesto Valverde e ka komentuar shortin e Ligës së Kampionëve, veçanërisht përballjen e Barcelonës me Napolin.
Skuadra italiane do të jetë nikoqir i Bluagranasëve në ndeshjen e parë, e që do të jetë një takim mjaftë interesant.
Trajneri i skuadrës katalunase ka thënë pas shortit se Napoli është një skuadër mjaftë e rrezikshme dhe me eksperiencë në garën më të madhe për klube në Evropë.
“Ne e njohim mjaftë mirë Napolin dhe e dimë se është një skuadër mjaftë e rrezikshme”, ka thënë fillimisht ai.
“Ne duhet të tregohemi të kujdesshëm në lojën tonë dhe të jemi të kujdesshëm ndaj një skuadre me disa ndryshime”.
⚽ @sscnapoli will be Barça's rival in the @ChampionsLeague Round of 16
🏆 #UCLDraw
🔵🔴 #ForçaBarça pic.twitter.com/JciSCdc9yM— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 16, 2019
“Ata kanë lojtarë të rrezikshëm si Lorenzo Insigne dhe Dries Mertens, duhet të planifikojmë gjërat që nga ky moment”, ka shtuar më tej Valverde.
Ndeshjet e para do të luhen në muajin shkurt ku janë datat, 18, 19, 25 dhe 26 shkurt.
Ndërkohë ndeshjet e kthimit do të luhen një muaj më vonë, më saktësisht më 10, 11, 17 dhe 18 mars. /Telegrafi/