Site icon Telegrafi

Koeman ‘thumbon’ Moriban për kontratën: Nuk mund të jenë paratë kaq të rëndësishme në këtë moshë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes së javës së dytë të La Ligas përballë Athletic Bilbaos, ka komentuar edhe situatën e mesfushorit të ri, Ilaix Moriba.

Edhe pse lojtari ka ofertë në klubi për të rinovuar kontratën, duket se ai po refuzon. Nëse nuk e bënë këtë gjë, ai nuk do të luajë për një vit me blaugranat.

Trajneri holandez, i cili i dha besim sezonin e kaluar, pranoi se ka folur me futbollistin në përpjekje për të zgjidhur situatën.

“Kam folur me të dy ose tri javë më parë, më shumë si person sesa si trajner i Barçës. Situata e tij është e tmerrshme. Ai është e ardhmja e klubit, por ai nuk luan dhe nuk është me ne”.

Koeman mbajti hapur anën e klubit, duke e shigjetuar publikisht futbollist e talentuar për paratë e kërkuar në këtë moshë të re.

“E di nga klubi se çfarë dëshiron t’i ofrojë këtij lojtari. Këshilla ime është se paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme, duhet të luash sa më shumë ndeshje, por lojtari dhe njerëzit pranë tij kanë vendosur ndryshe”.

“Unë jam i zhgënjyer nga kjo situatë. Besoj më shumë në gjërat e futbollit sesa te kontratat. Në moshën 18-vjeçare, paratë nuk mund të jenë kaq të rëndësishme”, ka thënë Koeman. /Telegrafi/

Exit mobile version