Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, u tregua strateg i zgjuar kur kishte vendosur ta ndryshonte formacionin në përballjen e dytë kundër PSG-së.
A mund të parashikohej ajo që ndodhi dje? Mirë, Luis Enrique e qëlloi.
Barcelona bëri një rikthim sensacional përballë Paris Saint-German duke fituar me rezultat të përgjithshëm 6-5, kur ndeshjen e parë e kishin humbur 6-1.
E nisi Luis Suarez, pastaj autgoli i Layvin Kurzaëas e penalltia e Lionel Messi për ta dërguar rezultatin në 3-0. Kur shënoi Cavani për 3-1, u mendua se çdo gjë mbaroi, por dy gola nga Neymar, dhe ai heroik i Sergi Robertos ë bën ëndrrën realitet.
Këtë gjë e kishte thënë Enrique në konferencë për shtyp para ndeshjes.
“Nëse një skuadër mund të shënojë katër gola, ne mund të shënojmë gjashtë”.
“Rezultati i ndeshjes së parë ishte i qartë, por për të kaluar tutje ka mbetur edhe gjysmë loje të zhvillohet. Janë edhe 95 minuta, ku mund të ndodhin shumë gjëra. Shpresoj që të jetë pozitive për ne në fund”, kishte thënë Enrique.
Trajneri që ka bërë zyrtare largimin e tij nga Barcelona në fund të sezonit është kthyer fuqishëm në lojë për të fituar të tre trofetë. /Telegrafi/