Telegrafi

Trajneri i Ballkanit: Pesë finale i kemi deri në fund, asgjë nuk ka mbaruar

Ballkani fitoi 1-0 në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës përballë Llapit, duke vazhduar të jetë në krye të tabelës.

Skuadra nga Theranda përfitoi xhiron e kaluar nga gabimi i Dritës përballë Prishtinës, duke marrë kreun, derisa në këtë javë triumfoi minimalisht ndaj asaj të Podujevës.

Pas ndeshjes, Bledi shkëmbi ka thënë se kanë mbetur edhe pesë finale deri në fund, dhe asgjë nuk ka mbaruar sa i përket garës për titull.

“Patjetër që jam i kënaqur me lojën. Fituam tre pikë, djemtë meritojnë shumë komplimente për ndeshjen e luftuar”, ka thënë ai pas ndeshjes për Art Sport.

“Kundërshtari ka një ekip të mirë dhe ishte një fitore e vështirë. Nuk ka mbaruar asgjë akoma. Kemi pesë ndeshje finale deri në fund për t’i zhvilluar”.

“Gjithë kundërshtarët janë të vështirë. Javën e ardhshme ndeshje e vështirë me Drenicën. Ne fillojmë nga nesër të përgatitemi për atë ndeshje”, ka shtuar më tej Shkëmb. /Telegrafi/