Telegrafi

Trajneri i Ballkanit merr përgjegjësinë për disfatën ndaj Llapit

Foto: KF Ballkani/Facebook

Ballkani ka pësuar humbje 1-0 si mysafir i Llapit në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri i skuadrës nga Theranda, Bledi Shkëmbi ka pranuar se ata kanë bërë shumë gabime dhe nuk ishin në elementin e tyre.

“Paraqitje e dobët e jona në përgjithësi, kemi shfaqur shumë tension dhe nuk e kishim qetësinë dhe qartësinë, ashtu siç kemi stërvitur”, ka thënë strategu i Ballkanit pas ndeshjes për Art Sport.

Lexo po ashtu Në një ndeshje dramatike, Llapi mposht Ballkanin - Drita rimerr kreun e tabelës

“Do të mundohemi t’i menaxhojmë më mirë nervat dhe situatat e lojës. Llapi e meritoi fitoren, megjithëse realizoi me gabimin tonë. Ne nuk bëmë asgjë në fazën e sulmit dhe për këtë duhet të punojmë më tepër”.

“Pa i hequr meritat kundërshtarit, por mendoj që problemi ishte te skuadra jonë. Megjithatë janë shumë ndeshje deri në fund dhe duhet të përmisohemi”.

“Disa lojtarë nuk e kanë kuptuar akoma se pa luftuar nuk mund të dalësh kampion”, përfundoi Shkëmbi.

Ballakani tashmë zë vendin e dytë me 45 pikë të grumbulluara, dy më pak se lideri, Drita. /Telegrafi/