Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi ka përgëzuar futbollistët pas fitores ndaj Llapit, duke shtuar se fitorja ishte e merituar.
Ballkanin fitoi 2-0, e ku heroi i kësaj ndeshje ishte Ermal Krasniqi ku shënoj që të dy golat.
“Çdo fitore është e rëndësishme, sidomos kundër një kundërshtari të fortë si Llapi edhe pse mendoj që nuk është në pozitën reale”.
“Një ndeshje shumë e vështirë me shumë ndërprerje, por një fitore e merituar ku deri te goli i parë kishim menaxhimin e ndeshjes”.
“Por, kemi menaxhuar në përgjithësi ndeshjen. Kemi bërë një lojë të mirë dhe kemi arritur të mbroheshim mirë dhe arritëm të realizonim golin e dytë duke shfrytëzuar hapësirat e krijuara nga kundërshtari ynë”, ka thënë Isufi.
Ballkani tani me këtë fitore është ngritur sërish në pozitën e parë me 11 pikë. /Telegrafi/