Trajneri i Azerbajxhanit, Gurban Gurbanov, ka folur në konferencën për shtyp për ndeshjen me Kosovën.
Ai është shprehur i vetëdijshëm që ekipit të tij i duhet vetëm fitorja, por theksoi që mundësitë për kualifikim janë të barabarta.
“Të martën na pret një ndeshje shumë e rëndësishme. Kosova është shumë e fortë si grup, por ata kanë edhe individë të dalluar, megjithatë ne duhet të fitojmë dhe shpresoj që ekipi të jap maksimumin”.
“E falënderoj trajnerin e Kosovës për komplimentet që na ka dhënë. Unë nuk besoj që Azerbajxhani është favorit, por mundësitë janë 50-50, për dy skuadrat. E di që stadiumi do të jetë i mbushur dhe ky është avantazh për ta”.
“Ne jemi paksa të lodhur, sepse kemi pasur vetëm dy ditë për të qenë gati për këtë ndeshje vendimtare, megjithatë mendoj që edhe Kosova gjendet në të njëjtën situatë”, deklaroi Gurbanov.
Ndeshja fillon në ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/