Site icon Telegrafi

Trajneri i Atalantas: Po e imitojmë Leicesterin

Trajneri i Atalanta, Gian Piero Gasperini, ka thënë se skuadra e tij është duke e emituar Leicester Cityn.

Pas fitores në fundjavë ata janë në luftë për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi ndajnë vendin e katërt me Lazion me nga 28 pikë.

Ata do ta vizitojnë liderin e Serie A, Juventusin të shtunën..

“Nëse dëshironi t’i referoheni një apo dy muajve të fundit mund të krahasohemi. Për të ardhmen nuk e di”.

“Gjithmon do të ishte mirë që ju t’i vëni disa euro bast për ne, nuk do të dëshpëroheshit shumë”.

“Në Itali është shumë e vështirë dhe e pamundur për të përsëritur atë që Ranieri ka arritur. Tani për tani ne jemi të lumtur me këtë magji të tanishme. Ne do të përpiqemi ta imitojmë Leicester për aq kohë sa të jetë e mundur”, ka thënë Gasperini./ Telegrafi/

Exit mobile version