Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, është lëshuar nga spitali, ku u dërgua pasi ishte goditur nga një veture teksa e voziste biçikletën.
Trajneri 40 vjeçar e ka publikuar një fotografi, ku shiheshin lëndimet e tij në fytyrë, pas aksidentit të të martës në Majorca.
Në një postim në Twitter, ai ka bërë të ditur se është lëshuar në shtëpi, pasi i janë bërë disa qepje.
https://twitter.com/lioscaloni/status/1115585096495566848
Scaloni u angazhua si trajner i Argjentinës duke zënë vendin e Jorge Sampaolit, i cili u shkarkua pas Kampionatit Botëror të vitit 2018.
Ish-mbrojtësi i majtë, i cili e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Spanjë te Deportivo La Coruna, duhet ta drejtojë përfaqësuesen drejt fitimit të ndonjë trofeu (të cilin nuk e kanë fituar që nga ‘Artemio Franchi Trophy’ në vitin 1993). /Telegrafi/