Trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza, ka thënë se thirrja e Mauro Icardi te Argjentina varet nga forma e Gonzalo Higuainin.
Kapiteni i nerazzurrëve ka shënuar shumë gola në Serie A, por ka vetëm një paraqitje për Argjentinën.
Icardi nuk është ftuar nga Bauza, por dera nuk është mbyllur përgjithmonë.
“Jam duke e ndjekur dhe ai e di këtë”.
“Ai mund të thirret në çdo kohë. Por gjithçka varet nga niveli i Higuain dhe Lucas Prattos”, ka thënë Brauza. /Telegrafi/