Arbëria ka pësuar humbje nga skuadra kampione e Kosovës, Drita me rezultat 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori, Bujar Shabani, në minutat e fundit të pjesës së parë.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, i cili tha se për të fituar duhet të shënohet një gol më shumë se kundërshtari.
“Për me fituar ndeshjen duhet me shënuar një gol më shumë se kundërshtari. Drita i kishte rastet e veta dhe ne rastet tona, mbi të gjitha në këtë pikëllim që e kemi që i kemi humbur pikët, e kam pjesën e gëzimit sepse lojtarët luajtën mirë, të angazhuar dhe me një iniciativë në fushë”.
“Mirëpo, po na dhemb që nuk i morëm pikët, apo së paku me marr një pikë. Si duket pak po çalojmë në realizimin e rasteve, dhe kjo është një prej defekteve kryesore që i kemi në ekip”.
“Në anën tjetër po ndodh që shumë shpesh me marrë gol nga ndërprerjet edhe ato në 2-3 minutat e fundit të pjesës së parë edhe këtë duhet përmirësuar”, ka thënë Morina për ‘Art Sport’.
Arbëria mbetet në vendin e pestë me 11 pikë të grumbulluara, kurse skuadra e Dritës tashmë renditet në vendin e dytë me 16 pikë të mbledhura. /Telegrafi/