Site icon Telegrafi

Trajneri i Arbërisë, Morina: Na mposhti kualiteti i Ballkanit, për penallti nuk flas

Arbëria e ka pësuar humbjen e dytë me radhë, kësaj radhe kundër Ballkanit me rezultat 4-2.

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, ka thënë se diferencën në këtë takim e ka bërë banka e mysafirëve, e cila është tejet e pasur dhe cilësore.

“Ndeshje tejet e vështirë, pikërisht ashtu siç e kishim parashikuar. Djemtë e dëshmuan edhe njëherë që po dinë të luajnë futboll, ani pse nuk arritën ta ruanin rezultatin”.

“Kundërshtari na dënoj, sepse në skuadër ka fond të madh të lojtarëve, sikurse ata që ishin duke luajtur, po ashtu edhe ata që u inkuadruan në lojë”.

“Penaltia? Për cilën penalti e keni fjalën, sepse ishte një penalti në favorin tonë në pjesën e parë. Ndërkohë, për këtë penalltinë e Ballkanit mund t’i shihni pamjet dhe ta vlerësoni më vonë, pasi që gjyqtarët e vlerësuan si të tillë dhe vetëm ata e dinë”, ka thënë Morina për “Art Sport 1”.

Lexo po ashtu Daku vazhdon shkëlqimin, Ballkani merr fitore me rikthim ndaj Arbërisë

Arbëria mbetet me tetë pikë në pjesën e epërme të klasifikimit, ndërkohë në xhiron e radhës takohet me Drenicën në udhëtim. /Telegrafi/

Exit mobile version