Arbnor Morina e ka vlerësuar lartë fitoren e ekipit të tij, Arbërisë ndaj Besës së Pejës në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Kosovës.
Arbëria ka fituar si vendas ndaj Besës me rezultat 1-0, falë golit të shënuar nga Bilalli dhe kjo fitore e ka gëzuar tej mase trajnerin Arbnor Morina.
“Një fitore pas shumë ndeshjeve të humbura, ky është realiteti që na ka fut në krizë rezultati dhe krizë të lojës”, ka thënë fillimisht Morina pas ndeshjes.
“Ndeshje shumë e vështirë siç e kemi paraparë, pasi Besa po i krijon probleme secilës skuadër dhe pavarësisht që janë skuadër e re po luajnë shumë mirë”.
“Problemi i dytë tek ne dhe shumë i vështirë ishte ai psikologjik, por që djemtë më në fund e kaluan dhe arritëm të fitonim. Ambiciet tona janë të stabilizohemi dhe të krijojmë një skuadër me bazë të mirë për sezonin tjetër”, përfundoi trajneri i Arbërisë.
Pas kësaj fitore, Arbëria është ngritur në vendin e gjashtë me 14 pikë, ndërsa Besa mbetet e fundit me gjashtë pikë. /Telegrafi/