Telegrafi

Trajneri i APOEL-it, Ouzounidis: Kishim frikë se ndeshja mund të shkonte më keq, por arritëm të fitojmë

Trajneri i APOEL Nicosia, Marinos Ouzounidis ka folur pas fitores ndaj Gjilanit duke deklaruar se për një moment ka pasur frikë për ta humbur edhe ndeshjen.

Nën-kampioni i Kosovës, Gjilani është eliminuar nga Liga e Evropës pasi ka humbur 2:0 ndaj APOEL-it në takimin e raundit të parë kualifikues.

“Kishim nevojë për kualifikimin, por mënyra se si do ta bënim këtë do të ishte sekondare. Ajo që është e sigurt është se ne mund ta mbyllnim ndeshjen më herët”, ka thënë fillimisht trajneri nga Greqia.

Lexo po ashtu Gjilani i pafat, mposhtet në vazhdime nga APOEL-i dhe eliminohet nga Liga e Evropës

“Kishim edhe mungesa, por e mira është që kemi fituar sonte”.

“Kishim frikë se ndeshja mund të shkonte më keq, pas humbjes së penalltisë, por djelmoshat treguan seriozitet dhe gjithçka shkoi mirë”, përfundoi trajneri i APOEL-it.

Golat e takimit u arritën në minutën 102 me Georgios Efrem për 0-1 dhe 106-të nga Dieumerci Ndongala për 0-2. /Telegrafi/