Site icon Telegrafi

Trajnerët nga Kosova në Turqi për avancim profesional

Në kuadër të programit zhvillimor të FIBA YDF dhe bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Turqisë, këtë javë në Stamboll të Turqisë janë duke qëndruar tre trajnerë dhe një trajnere nga Kosova: Kimete Haliti, Hasan Bytyqi, Dion Pllana dhe Egzon Uka.

Qëllimi i vizitës së tyre është avancimi profesional, ku ndër të tjera ata do të jenë mysafirë të Federatës së Basketbollit të Turqisë.

Përveç kësaj, trajnerët nga Kosova do të përcjellin stërvitjet dhe ndeshjet e klubeve turke që marrin pjesë në Euroligë, si Fenerbahce dhe Anadolu Efes dhe në klubin e Darusafakas.

Exit mobile version