Në fakt, njomakët e kësaj skuadre për çdo vit rrëmbejnë trofetë e shumtë si në kampionat e kupë, ashtu edhe në turne të ndryshëm.
Ndër më meritorit është gjithsesi edhe trajneri Besim Ademi, dikur ish futbollist i dalluar dhe kapiten i 2 Korrikut. Për dallim nga shumë trajnerë që punojnë me të rinj e që nuk kanë kualifikim të duhur, Ademi është diçka më ndryshe, pasi seminaret, certifikatat e shumta dhe diplomat janë pjesë e jetës së tij.
“Kam diplomuar ne Fakultetin e Shkencave Sportive ne Universitetin e Prishtinës dhe kam vazhduar studimet master po në të njëjtin fakultet. Më kanë mbetur vetëm dy provime dhe kjo për faktin se më erdhi mundësia që t’i vazhdojë studimet në Master Evropian, kështu që vazhdova në universitetin e Romës “Foro Italico” ku gjithë programi ishte në gjuhën angleze dhe është në bashkëpunim me katër universitete tjera në Austri, Gjermani, Norvegji dhe Danimarkë. Këtu kam diplomuar në maj të vitit 2013, kurse temën e masterit e kam mbrojtur në Odense të Danimarkës”, shprehet Besim Ademi, duke përmendur edhe dy specializimet në Vjenë “Healthy Adults – Fitness, prevention, and public health dhe Odense “ Education, prevention, and development”.
“Derisa në Vjenë kemi mësuar shumë për llojet e testimeve të ndryshme me sportistë, në Odense programi ka qenë vetëm për fëmijë dhe kjo më ka ndihmuar shumë pasi unë punojë me grupmoshat e reja në 2 Korrik” thotë Ademi, i cili për momentin drejton U 15, e më para ka drejtuar edhe U 11 e u 13. Në pyetjes se ku është sekreti i sukseseve , Ademi thotë:
“Puna dhe stafi i trajnerëve të shkolluar, pasi secili trajner i 2 Korrikut ka përfunduar të paktën bachelor”.
Ai thotë se “ viti 2013 ishte shumë i suksesshëm për mua dhe skuadrën tonë pasi u bëmë kampion të Kosovës, fitues të regjionit të Prishtinës dhe të turneut “Ekrem Grajçevci“ me U 13”.
Besim Ademi është asistent në Universitetin e Prishtinës dhe falënderon fakultetin e Shkencave sportive që i mundësoi shkuarjen në Romë, si dhe Komisionin Evropian, programin tempuj 4, që i ka ndihmuar financiarisht. /Zëri/Telegrafi/