Telegrafi

Trajnerët e karatesë në Shkup u tregojnë foto eksplicite fëmijëve, MPB: Po merren masa për zbardhjen e rastit

Nga MPB thonë se dy gra nga Shkupi kanë raportuar në polici se trajnerët e një klubi të karatesë në Shkup u kanë treguar vajzave të tyre të mitura fotografi me përmbajtje eksplicite dhe kanë kërkuar që të fotografojnë një të mitur tjetër.

Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Më datë 16.01.2023, në ora 22:00 në stacionin policor në Shkup, dy gra nga Shkupi, të moshës 38 dhe 41 vjeçare, kanë raportuar se gjatë dhe pas stërvitjes në klubin e karatesë që janë zhvilluar në një sallë në zonën e Shkupit, dy vajzave të tyre të mitura u janë treguar foto me përmbajtje eksplicite dhe se u është kërkuar që të fotografonin një të mitur tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.