Telegrafi

Trajnerët e Greqisë dhe Moldavisë vlerësojnë grupin me Kosovën

Trajneri i Greqisë, John van‘t Schip dhe ai i Moldavisë, Engin Firat, e kanë komentuar Grupin 3 në Ligën C, ku është edhe Kosova.

Shorti për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve është hedhur sot në Amsterdam, ku Kosova do të takohet me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Trajneri i Greqisë, Schip mendon se Greqia e tij është superiore ndaj të tjerëve në këtë grup.

Lexo po ashtu Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve - në grup me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë

“Do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Kosovës. Ne si Greqi jemi në periudhë ndërtimi. Kemi mundësi të mirë por nuk ka ndeshje të lehta në këtë garë. Mendoj se ne do ta fitojmë grupin në fund”, ka thënë Schip për Supersport.

Në anën tjetër përzgjedhësi i Moldavisë, Engin Firat, ka vlerësim të lartë për Kosovën.

“Nëse ka një skuadër favorite në grup, ajo është Kosova. Ata kanë lojtarë agresiv dhe mjaft të mirë, por kanë bërë edhe mirë në vitet e fundit”.

“Kurse, problemet mes shteteve, Moldavi – Kosova, shpresojë të zgjidhen dhe të luajmë pa probleme”, ka thënë Firat, duke e ditur se Moldavia nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Ky i fundit ka punuar tek Vllaznia e Shkodrës dhe i njeh shumë mirë shqiptarët. /Telegrafi/