Telegrafi

Trajner i Lille, Fonseca: Zhegrova lojtar tjetër në aspektin pozitiv

Forma e Edon Zhegrovës po komentohet në Francë, pasi ai shënoi në dy ndeshje radhazi dhe për këtë ka folur edhe trajneri i tij Paulo Fonseca.

Pas golit ndaj Rennes në kampionat, Zhegrova shënoi edhe në mesjavë në Kupën e Francës ndaj Lyon.

Trajneri i tij Paulo Fonseca, është shumë i kënaqur me të për formën e treguar dhe angazhimin në fushë.

“Edoni ka qenë i sëmurë gjatë ditëve të fundit. Por unë jam i lumtur me paraqitjet e tij që i ka treguar. Mund të them se është bërë lojtar tjetër sa u përket vendimeve që i merr në fushë dhe mënyrën se si luan për ekipin”.

Lexo po ashtu Zhegrova vazhdon me formë të jashtëzakonshme, shënon edhe ndaj Lyon

“Ai është shndërruar në një lojtar tjetër në aspektin pozitiv. E ka kuptuar se është shumë e rëndësishme që duhet të luajë për ekipin dhe shpresoj të vazhdojë kështu”, ka thënë Fonseca.

Portugezi ka shtuar se kjo formë e mirë mund të jetë një pikë kthese për Zhegrovën. /Telegrafi/