Forma e Edon Zhegrovës po komentohet në Francë, pasi ai shënoi në dy ndeshje radhazi dhe për këtë ka folur edhe trajneri i tij Paulo Fonseca.
Pas golit ndaj Rennes në kampionat, Zhegrova shënoi edhe në mesjavë në Kupën e Francës ndaj Lyon.
Trajneri i tij Paulo Fonseca, është shumë i kënaqur me të për formën e treguar dhe angazhimin në fushë.
“Edoni ka qenë i sëmurë gjatë ditëve të fundit. Por unë jam i lumtur me paraqitjet e tij që i ka treguar. Mund të them se është bërë lojtar tjetër sa u përket vendimeve që i merr në fushë dhe mënyrën se si luan për ekipin”.
“Ai është shndërruar në një lojtar tjetër në aspektin pozitiv. E ka kuptuar se është shumë e rëndësishme që duhet të luajë për ekipin dhe shpresoj të vazhdojë kështu”, ka thënë Fonseca.
Portugezi ka shtuar se kjo formë e mirë mund të jetë një pikë kthese për Zhegrovën. /Telegrafi/