Për kryetarin e Komunës Gazi Baba nuk do të ketë paraburgim por atij do t’i merret pasaporta. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Gjykata e Apelit me këtë vendim edhe një herë hedh poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike e cila kërkonte paraburgim për Toni Trajkovskin e OBRM-PDUKM-së që është i akuzuar për financim jo të rregullt të fushatës së partisë së tij.
Përveç Trajkovskit, masë e njejtë me marrjen e pasaportës i është shqiptuar edhe deputetit të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski i cili kërkoi që ta merr pasaportën duke thënë se nuk do të ik nga vendi.
Sot Gjykata e Apelit do të vendos edhe për rastet tjera që janë pjesë e aktakuzave të PSP-së, ku akuzohet kreu i lartë i OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/