Ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdon ta përmend, sepse ajo së bashku me priftin e Manastirit të Deçanit Sava Janjiq, “arriti ta zbulojë thelbin e politikës së tij”.
Trajkoviq, ka thënë për “Danas”, se strategjia e Aleksandar Vuçiqit për Kosovën është identike me strategjinë e Sllobodan Millosheviqit, përcjell Telegrafi.
“Vuçiq nuk e ka përmendur rastësisht [Millosheviqin] kur iu drejtuar serbëve në veri të Kosovës. Kjo strategji bazohet në faktin që në Kosovë të mos ketë serbë. Millosheviqi, pasi nënshkroi Marrëveshjen e Kumanovës, urdhëroi Nikola Shainoviqinqë bashkë me ushtrinë dhe policinë të tërheq të gjithë serbët. Ne serbët që kemi mbetur rreth kishës, e kemi paguar përgjakshëm. Ndaj nesh është bërë mashtrim “, tha Trajkoviq. /Telegrafi/