Rada Trajkoviq, kryetare e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, ka reaguar sot pas ceremonisë së betimit të kryetarit të ri në veri të Mitrovicës, Erden Atiq.
Trajkoviq në një postim në Twitter duke iu drejtuar serbëve të veriut, kërkon nga ta që të mos lejojnë që të instrumentalizohen pasi disave i është lëkundur pushteti në Beograd.
Ajo shkruan, duke iu referuar flamurit të Kosovës që është vendosur në objektin e komunës se vendosja e tij është rezultat i politikës së dëmshme në Beograd.
“Të dashur serbë të veriut, mos i lejoni që t’ju instrumentalizojnë sërish sepse u është lëkundur pushteti në Beograd.
Flamuri i ri në komunat tuaja është vetëm rezultat i politikës së tij të dëmshme.
Dhe nëse mbështeteni tek ai për të mbijetuar dhe e ndiqni atë në konflikt, nuk ka të ardhme për ne në Kosovë”, shkruan ajo. /Telegrafi/
Dragi Srbi na severu, ne dozvolite im da vas opet instrumentalizuju zato sto im je moć u Beogradu uzdrmana.
Nova zastava na vašim opštinama rezultat je SAMO njegove pogubne politike.
A ako se u njega uzdate za opstanak, i njega sledite u sukob, budućnosti na Kosovu nam nema. https://t.co/2WrDfwj5NL pic.twitter.com/YECTstyDiJ
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) May 19, 2023