Telegrafi

Trajkoviq: Serbët janë përgjegjës për incidentet në Mitrovicë

Trajkoviq tha se Bogdanoviq nuk e ka përmendur atë që është thelbi në ngjarjet e fundit – se serbët janë përgjegjës për këto incidente.

Trajkoviq pohon se "serbët e kanë hedhur bombën mbi zjarrfikësit dhe serbët e kanë sulmuar ekipin e televizionit Most, e kanë lënduar gazetaren dhe janë orvatur që duke e asgjësuar kamerën, ta shkatërrojnë materialin e filmuar mbi ngjarjet atë natë".

Trajkoviq gjithashtu thotë se qytetarët në pjesën veriore të Mitrovicës "janë shumë të shqetësuar për shkak të njerëzve nga bashkësia e vet, të cilët ashiqare janë instrumentalizuar". /qik/