Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se është ndaluar në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
“Sapo më ndaluan në vendkalimin administrativ Merdare. Jam larguar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter, transmeton Telegrafi.
Ajo shtoi se ka udhëtuar për t’u takuar me përfaqësues të zyrës greke në Kosovë dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
“Lus që të mundësohet liria e lëvizjes”, ka apeluar Rada Trajkoviq në një postim në llogarinë e saj në Twitter.
Kujtojmë që politikania serbe nga Kosova njihet si një kritike e ashpër e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një postim tjetër ka precizuar se ndalimi i është nga policia serbe. /Telegrafi/
Upravo sam zadržana na admin. prelazu Merdare. Isključena sam iz saobraćaja i bez obrazloženja mi se ne dozvoljava ulazak na Kosovo.
Na putu sam na susret sa predstavnicima grčke kancelarije na KS @GreeceMFA i ambasade USA @USEmbPristina
Molim da mi se omogući sloboda kretanja!
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 15, 2022
Da preciziram, srpska policija mi ne dozvoljava da pređem administrativnu liniju.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) December 15, 2022