Telegrafi

Trajkovic: Më ndaluan për shkak të tabelave të Beogradit, shqiptarët janë diskriminues

"Nuk kishte arsye ligjore për të pamundësuar automjetin tonë të ketë qasje brenda qarkut të ndërtesës. Arsye emocionale për një diskriminim të tillë ndoshta kishte, por arsyet të tilla nuk kanë vend në shoqërinë e qytetëruar evropiane ", tha Trajkovic për Beta.

Sipas saj, ky “incident ia kujton fashizmin banal të përditshmërisë në Kosovë që pa asnjë vetëkritikë e zbatojnë institucionet e Prishtinës”.

"Më lejoni t’ju kujtoj edhe një herë se në Kuvendin e Kosovës deputeti i kombësisë serbe nuk guxon ta përdorë termin ‘Metohia’ në fjalimin e tij në Parlament, ndërsa deputetët shqiptarë munden pa kufizime të evokojnë termet etno-nacionaliste nga historia shqiptare. Në mënyrë të ngjashme, makinat me regjistrimin qyteteve të Shqipërisë nuk kanë probleme në qasjen e ndërtesave të institucioneve të Kosovës", tha Trajkovic.

Ajo tha se këto akte komunitetin serb në Kosovë e bëjnë “të pasigurt dhe thellojnë mosbesimin e serbëve në objektivitetin e institucioneve të Kosovës”.

"Është ironike që incidentet e tilla vazhdojë në një atmosferë të tensionit mes Beogradit dhe Prishtinës. Në një kohë kur përpjekjet janë të bëra nga Bashkimi Evropian për afrimin e dy palëve kundërshtare politike, institucionet e Kosovës vazhdojnë trajtimin e saj diskriminues nga serbëve në Kosovë", ka thënë Trajkovic, duke shtuar se me akte të tilla “dëshmojnë për mungesë të përgjegjësisë së palës kosovare në procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”.

"Derisa komuniteti ndërkombëtar me mekanizmat e saj i bën presion Beogradit për çfarëdo hezitim të vogël në procesin e negociatave, pala kosovare nuk është në asnjë mënyrë e ndëshkuar për veprimet diskriminuese që nuk janë në funksion të suksesit të dialogut", tha ajo.

Sipas saj, “për hir të stabilitetit në rajon, komuniteti ndërkombëtar duhet të vlerësojë njëjtë edhe sjelljet e institucioneve e Kosovës, duke i ndihmuar të arrijnë pjekurinë e tyre politike dhe të bëhen më faktor përgjegjës politik në Ballkan”. /Telegrafi/