Site icon Telegrafi

“Trajektorja”, seanca kundër Gruevskit, Janakieskit, Peshevskit dhe Georgievskit shtyhet për në mars

Lënda “Traektorja” shtyhet për më 1 mars, në të cilën të pandehur janë ish-Kryeministi Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugët shtëtërorë, Ljupço Georgievski.

Pas pauzës njëorëshe që u dha në fillim të seancës së sotëm, Gruevski kërkoi fjalën dhe përsëriti kërkesat për t’u refuzuar mesazhet si dëshmi pasi që mënyra në të cilën PSP-ja i ka marrë ato, nuk mundet ta garantojë origjinalitetin e tyre. Akuzoi se para se t’i jepeshin PSP-së, mesazhet ishin në dorën e LSDM-së, e cila, siç tha, është partia politike që është kundërshtarja e tij më e fortë.

“Në interes të procedurës dhe gjykatës, konsideroj se këto dëshmi duhet të hiqen dhe të mos merren parasysh më tej”, deklaroi Gruevski.

Gruevski kërkoi nga gjykata që kërkesa e tij të merr përgjigje me shkrim. Ai i propozoi që gjykata të merr një vendim formal me të drejtë ankese, siç ndodhi në rastin e Kryeministrit Zoran Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version