Ka filluar gjykimi për lëndën “Trajektorja” ku të akuzuar janë ish-funksionarët Nikolla Gruevski, Vlladimir Peshevski, Mile Janakieski, dhe Ljupço Gjerogjievski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata mbrohen nga nëntë avokatë dhe që të gjithë kërkuan që PSP-ja t’ua dorëzojë përgjimet. Që të gjithë kërkojnë që bisedat e përgjuara të mos i dëgjojnë në PSP, por jashtë saj, ku të duan dhe kur të duan.
Avokatët e kanë kontestuar edhe ekspertizën e dëmit të shkaktuar në ndërtimin e autostradave prej afër 160 milionë eurove. Gjykimi vazhdon pas pauzës./Telegrafi/