Site icon Telegrafi

Trajçevski: Kam presione nga më shumë anë, por nuk do të dorëzohem!

Kam presione nga më shumë anë, konfirmoi drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe audio- vizuale (ASHMAA), Zoran Trajçevski, në pyetjen nëse partitë politike tentojnë të ndikojnë ndaj tij, njofton Meta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kam presione nga më shumë anë, por nuk do të bie pre dhe do të punojmë në mënyrë profesionale dhe transparente si deri më tani” shprehet ai.

Trupi ad- hoc për vëzhgimin e mediave me tre vota “për” dhe një “kundër” të premten vendosi ASHMAA të miratoj procedurë kundërvajtjeje për televizionet “Nova” dhe “Sitel” për mos- balancim gjatë transmetimit.

Për mediat tjera që janë fokus i vëzhgimit, nuk janë konstatuar shkelje të Kodit zgjedhor. /Telegrafi/

Exit mobile version