Më herët nga Bashkia e Shkupit publikuan informacionin se do të anulojnë festën në qendër të Shkupit për natën e ndërrimit të motmoteve, shkruan Telegrafi Maqdoni.
Boban Milosheski nga ”Avalon Produkcija” ka paralajmëruar padi ndaj Bashkisë së Shkupit për anulimin e festës për Vitin e Ri.
”Avallon Produkcija do të padis kryetarin e Shkupit dhe bashkinë për anulimin e festës dhe dëmit që ju shkaktohet artistëve dhe neve si produksion. Gjithashtu, për të kontribuar për qëllime humanitare do të nisim një peticion që gjashtë rrogat e të punësuarve në këtë bashki të shkojnë për qëllim humanitare.” thonë mes tjerash nga Avalon./Telegrafi/