Site icon Telegrafi

Trajanovski: Me ndërprerjen e mandateve, do të ketë shumë pasoja në çdo sektorë

Me kalimin e mandatit të kryetarëve të Komunave në Maqedoni, NTP së shpejti nuk do të mund të funksionojë. NTP më shumë se 50% të mjeteve i ka marrë nga Bashkia e Shkupit, kështu ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, i ftuar në ‘Studio e Hapur’ të TV Nova, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka thënë se jo vetëm NTP, por në pyetje do të jetë edhe puna e NP të pargjeve dhe gjelbërimit, NP e rrugëve dhe rrugicave si dhe sistemi i ujësjellësit.

Sot ka kaluar afati i mandatit të kryetarëve të komunave në Maqedoni. Ministrja Elezi bëri thirrje deri te Kuvendi dhe institucionet përgjegjëse që sot të vazhdohet mandati i kryetarëve të komunave. /Telegrafi/

Exit mobile version