Telegrafi

Trajanovski: 2016 vit i suksesshëm për Bashkinë e Shkupit

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, vitin 2016 e ka vlerësuar si vit i suksesshëm për projektet e realizuara në Bashkinë e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, vitin e kaluar qyteti ka realizuar projekte të rëndësishme për infrastrukturën të cilat janë të një rëndësie të madhe për qytetarët e Shkupit, kurse një pjesë e tyre të cilat kanë filluar në vitin 2016 do të përfundojnë në prill-maj të këtij viti.

Sipas Trajanovskit disa projekte si bulevardi në Kisella Vodë do të përfundojë në maj të këtij viti, duke radhitur edhe disa bulevarde tjera që duhet përfundojnë gjatë muajit maj.

Sipas tij, ky vit do të fillojë me projektimin e korsisë për këmbësorë nga ambasada e SHBA drejt Vizbegut, njofton AIM.

Trajanovski përveç rikonstruimeve në infrastrukturë ka thënë sot se kanë përfunduar edhe 17 projekte në 14 shkolla të cilave u është riparuar kulmi, dyshemeja dhe sanitaria. /Telegrafi/