Pavle Trajanov ka komentuar nismat e Gjykatës Kushtetuese për të aktivizuar faljet e ish-presidentit Gjorge Ivanov për ish zyrtarët në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Popullata është skandalizuar nga vendimi për të vendosur faljen e Ivanovit në rend të ditës. Në rregullat e BE-së nuk ekziston mundësi për tërheqjen e vendimeve për mos-diskutim në të kaluarën” thotë mes tjerash Trajanov.
“Sipas kësaj praktike, qytetarët do të humbin krejtësisht besimin në gjykata dhe sistemin gjyqësor” përfundoi Trajanov.
Trajanov është kryetar i partisë Lidhja Demokratike dhe është pjesë e Qeverisë. /Telegrafi/