Site icon Telegrafi

Trajanov: Tifozët e Real Madrid dhe Manchester United të akomodohen në konvikte studentore

Kryetari i patisë Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LDM), Pavle Trajanov, ka reaguar ndaj njoftimeve mediale për rritjen enorme të çmimeve të hoteleve për akomodimin e tifozëve që do të jenë në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane.

Paraprakisht, tifozët e Real Madrid dhe Manchester United janë ankuar për çmime të larta të akomodimit në Shkup, që shkojnë edhe deri më 1000 euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo, Trajanov propozon që për tifozët e të dy ekipeve të hapen dyert e konvikteve studentore të Shkupit.

Sipas tij, akomodimi duhet të bëhet falas për tifozët, ose të ketë një pagesë prej 10 euro, sa për t’u mbuluar harxhimet reale./Telegrafi/

Exit mobile version