Lideri dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, tha sot se partia e tij nuk preferon të marrë pjesë në një Qeveri në të cilën BDI dhe LSDM do të jenë partnerë.
Ai thotë se dëmi i bërë nga të dyja palët është i madh dhe do të nevojiten parti dhe forca të reja për të ndryshuar atë që tashmë është bërë.
“LSDM, e aq më pak BDI, nuk mund të jenë bartëse të përparimit të Maqedonisë”, tha Trajanov në emisionin “Studio 10”.
Kryetari i LD-së beson se opozita shqiptare nuk do të votonte për asnjë kandidat të propozuar nga BDI-ja apo LSDM-ja, pa marrë parasysh përkatësinë e tij. Ai thotë se përkatësia etnike nuk është e rëndësishme, por nuk beson se aktualisht ka një staf të tillë mbipartiak nga koalicioni qeverisës.
Trajanov pret që koalicioni qeverisës të humbasë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale brenda një dite./Telegrafi/