Telegrafi

Trajanov: Modeli aktual zgjedhor forcon LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në

Në lidhje me kërkesat e OBRM-PDUKM-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Lidhja Demokratike e Maqedonisë e promovon idenë që Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhja Demokratike vlerëson se për demokratizimin e vendit dhe çmontimin e “sistemit një partiak”, duhet të bëhet hap i madh, ndërsa ajo është që të ndryshohet Kodi Zgjedhor, me të cilën do të caktohet që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore.

“Vetëm me një njësi zgjedhore përbërja e Kuvendit do të ishte reflektim real i vullnetit të qytetarëve dhe do të rritej përgjegjësia e e pushtetit ekzekutiv, si dhe ndikimi i qytetarëve gjatë marrjes së vendimeve thelbësore për perspektivat e vendit. Modeli aktual zgjedhor me gjashtë njësi zgjedhore, ndryshimi i financimit të partive politike, prezantimi në media, renditja e partive politike në fletët e votimit, përbërja e komisioneve zgjedhore, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, i forcon të dyja partitë, OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në, duke u mundësuar atyre që 28 vjet të qëndrojnë në pushtet, pa pasur mundësi që një parti e tretë të vijë në pushtet”, thonë nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë.

Lidhja Demokratike vlerëson se duhet të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe të sigurohen kushte për konkurrencë të drejtë, që pastaj të organizohen zgjedhje parlamentare./Telegrafi/