Site icon Telegrafi

Trajanov: Luftëtarët e ISIS kthehen në shtetet amë dhe paraqesin kërcënim

Koordinatori kombëtar për zbatimin e platformës kombëtare për uljen e rreziqeve dhe katastrofave dhe ish ministër i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov në “Top Tema” duke folur për njoftimet e fundit të MPB-së se ka pasur rrezikshmëri nga sulme terroriste në Maqedoni tha se kjo ka të bëjë me dobësimin e ISIS-it dhe kthimin e luftëtarëve të tyre në shtetet amë.

“Publiku është i shqetësuar, posaçërisht mediat interesohet nëse ka rrezik nga sulmet terroriste. Mungojnë njoftime se çfarë në të vërtetë ka ndodhur. Sipas të ashtuquajturave burime të hapura, ngadalë ngadalë  ISIS e humb fuqinë e vet, një numër i madh i luftëtarëve janë arrestuar, mbi 800 janë në burgjet e kurdëve dhe ç’është më e rëndësishme pjesa më e madhe kanë ikur në shtetet amë, dhe në Ballkan”, thotë Trajanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij kjo është kërcënim dhe se e pritshme që MPB dhe DSK në bashkëpunim me shërbimet sekrete të ShBA-ve, Gjermanisë, Francës të marrin njoftime se cili është kthyer dhe sa në numër.

Lexo po ashtu MPB ka ndërmarrë masa për parandalimin e ndonjë sulmi të mundshëm nga ISIS në Maqedoni

“Njoftimet janë se mbi 150 luftëtarë nga Maqedonia janë burgosur atje”, tha Trajanov duke shtuar se institucionet në mënyrë profesinale duhet të veprojë./Telegrafi/

Exit mobile version