Site icon Telegrafi

Trajanov: Kush dorëzon lista deputetësh sonte futet në aventurë politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike ka komentuar ngjarjet e fundit rreth listave për deputet. Trajanov thotë se do të ishte aventurë politike nëse ndonjë parti politike do të dorëzonte lista deputetësh sonte deri në mesnatë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Por nëse dikush vendos të dorëzojë listë, atëherë hy në një aventurë politike dhe çmimin do ta paguajnë vetë ata që do të marrin kësi vendimi. Është e qartë se kushte për zgjedhje më 5 qershor nuk ka, dhe ky është qëndrim edhe i gjithë partive”, ka deklaruar Trajanov.

Ai mendon se OBRM-PDUKM deri në mesnatë do të dorëzojë listën për deputetë, siç thotë Trajanov, sa për ta vazhduar tensionin te elektorati dhe bashkësia ndërkombëtare./Telegrafi/

Exit mobile version