Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov kërkon nga Kuvendi që të diskutohet për regjistrimin e popullsisë.
Trajanov ia ka dorëzuar kërkesën kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi dhe kërkon që Plenumi në seancën e ardhshme të diskutojë për informacionin për regjistrimin e popullsisë.
Ai propozon që Kuvendi të miratojë ndryshime në Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, me të cilat do të përjashtohen nga regjistrimi personat jorezidentë, të plotësohen të dhënat për 132.000 qytetarë të paregjistruar për nga përkatësia etnike, gjuhësore dhe fetare me anë të kryqëzmit të të dhënave, por dhe me kontakt të drejtpërdrejtë me persona të paregjistruar.
Gjithashtu kërkon që Qeveria të formojë një komision ekspertësh prej nëntë anëtarësh, i cili në bashkëpunim me Entin Shtetëror të Statistikave dhe institucionet e tjera shtetërore do të kontrollojnë të dhënat e regjistrimit dhe do të eliminojnë çdo gabim./Telegrafi/