Site icon Telegrafi

Trajanov: Deputetët që i hapën dyert e Kuvendit të përgjigjen penalisht

Ish ministri i brendshëm Pavle Trajanov, thotë se duhet të përgjigjen penalisht edhe organizuesit por edhe deputetët e përfshirë në incident. Ai konsideron se duhet të formohet një komision parlamentar për zbardhjen e ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet të iniciohet procedurë edhe për deputetët që hapën derën kryesore të Kuvendit prej nga hyrën të gjithë ata që morën pjesë në dhunën apo demolimin në Kuvend. Prandaj propozoj të formohet një komision parlamentar për zbardhjen e këtij incidenti”, u shpreh Trajanov./Telegrafi/

Exit mobile version