Ndërmarrja hekurudhore e Kosovës “Trainkos”, ka kërkuar që në tre linjat e saj të udhëtarëve, të punojnë edhe zyrtarët policor, pasi që jo rrallë kanë pasur telashe.
Por, këtë Policia e Kosovës thotë se nuk janë në gjendje ta bëjnë në baza ditore, ndërsa udhëtarët pajtohen se do të ishte mirë prania e policisë në trena.
“Në vazhdimësi kemi kërkuar që të kemi asistencë në tren, ose nëpër stacione të shihen Policia”, ka thënë përfaqësuesi i “Trainkos”, që thotë se policia nuk ua ka plotësuar këtë kërkesë.
Kurse në Policinë e Kosovës thonë se kjo nuk mund të realizohet, duke shtuar se janë në dispozicion të tyre në çdo rast.
Rreth 500 mijë udhëtarë në vit shfrytëzojnë tri linjat hekurudhore nga Prishtina në Pejë, Han të Elezit dhe Shkup./Klan Kosova/