Telegrafi

Trailer për GTA V në GTA IV

Traileri origjinal për Grand Theft Auto V është publikuar me 2 nëntor, e aty shfaqet fytyra e re e Los Santos, ekuivalenti i Los Angeles i rikrijuar nga Rockstar. Los Santos ishte edhe një nga vendet ku ndodhi ngjarja e Grand Theft Auto: San Andreas, por siç shihet dihet, aty ishte e mundur të vizitohen San Fierro dhe Laos Venturas, qytete këto të krijuara në analogji me San Franciscon dhe Las Vegasin. Rockstar konfirmoi se ngjarja në GTA V do të zhvillohet kryesisht në Los Santos, por edhe përgjatë plazheve të ndryshme, bjeshkëve dhe ambientet tjera natyrore që e rrethojnë. /Telegrafi/