Ka ndërruar jetë 17-vjeçari shqiptar, Pandi Lavdari, i cili u plagos te hënën me thikë nga një 19-vjeçar italian.
“Il Giorno” shkruan sot se shqiptari ka ndërruar jetë, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagës së marrë me thikë në kraharor nga rivali i tij në dashuri, Simone Madaluno.
Ngjarja ka ndodhur në Stradela, ku shqiptari së bashku me autorin, Simone Madalunon pëlqenin të njëjtën vajzë.
Dhe ka qenë pikërisht ajo molla e sherrit mes të dyve. Sherri nisi të dielën në diskotekë, dhe më pas vijoi ditën e sotme pasdite.
Shqiptari dhe italiani kishin lënë një pikë takimi për t’u “sqaruar” dhe aty u përleshën sërish. Italiani Madaluno ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur shqiptarin në kraharor.
Kanë qenë banorë të zonës ata që lajmëruan autoritetet. Edhe pse shqiptari është dërguar në spitalin e Pavias në kohë rekord gjendja e tij nuk u permiresua deri diten e sotme.
Ai iu nënshtruar një operacioni diten e djeshme, por pa sukses. Ndërkohë, 19-vjeçari italian është shoqëruar nga karabinierët./albeu