Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shkup, ku 70 vjeçarja, S. K, në shtëpinë e saj ka gjetur trupin e pajetë të djalit, Aleksandar. K, 44 vjeçar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në shtëpinë e cila gjendet në bulevardin ”Aradhat Partizane”, ka shkuar ekipi i SPB të Shkupit për të kryer hetimet e duhura, ndërkaq me urdhër të një prokurori publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar në obdukcion./Telegrafi/