Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Burrelit, ku një fëmijë i moshës 2-vjeçe ka humbur jetën pasi prindërit e kishin çuar në çerdhe.
Në bazë të informacioneve paraprake foshnja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe është dërguar me urgjencë nga edukatoret në spital.
I mituri ka ndërruar jetë në ambientet e urgjencës, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjes të rëndë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, kanë hapur një hetim në lidhje me rastin dhe po vijojnë punën zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
“Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/