Telegrafi

Tragjike, çifti amerikan vdes vetëm pak minuta pas ceremonisë martesore

Vetëm pak minuta pas ceremonisë së martesës, një çift i ri në Teksas kanë vdekur në një aksident me makinë. Çifti sapo kishte dalë nga gjykata kur ndodhi aksidenti.

Harley Morgan, 19 vjeç dhe Rhiannon Boudreaux, 20 vjeç, vdiqën në qytetin Orange.

Ata dolën nga parkingu dhe hynë në autostradën 87, kur makina e tyre u përplas me një fuoristradë që po tërhiqte një rimorkio të ngarkuar me një traktor.

Në një makinë pas tyre ndodhej nëna dhe motra e dhëndrit, që u bënë dëshmitarë të aksidentit tragjik.

“Pashë fëmijën tim të vdiste”, tha nëna e Harley Morgan, Kennia për KFDM.

“Jam akoma e mbuluar me gjakun e djalit tim sepse po përpiqesha ta nxirrja nga makina. Është një imazh që do më ndjekë gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës. Asnjëherë nuk do më largohet imazhi kur fuoristrada përplasi fëmijën tim dhe e vrau.”

Shoferi i fuoristradës nuk u lëndua nga aksidenti. /oranews/