Rrjetet sociale janë të mbushura me ushqime të dekoruara dhe të servuara me elegancë. Por, jo të gjithë dinë të bëjnë ushqimin si duhet e të mos dështojnë.
Prej kokoshkave dhe bananeve me salcë domatesh, deri te mishi i zhytur në qumësht, janë këto disa nga ‘tragjeditë e kuzhinierëve amatorë, transmeton Telegrafi.
Duke dashur të bëjnë diçka si në emisionet ku tregohen recetat e gatimit, dikush ka vënë shpageta në gjysmën e lëvozhgës së shalqirit.
Makaronave të kapura mes vete i është vënë një qiri sipër, ndërsa një tjetër ka përzier drithërat me lëng portokalli.
Shikoni në fotografitë e postuara më poshtë, ku dështimin më të madh e përmbyll një gjel deti i mbushur me oktapod dhe i vënë sipër gaforres. /Telegrafi/