Një aeroplan i Southwest Airlines ka ateruar në mënyrë të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar Midway të Chicagos pasi për pak sa nuk u përplas me një aeroplan privat që “hyri në pistë pa autorizim”, sipas Administratës Federale të Aviacionit.
Fluturimi 2504 i Southwest, i cili po udhëtonte nga Omaha, Nebraska, ka ateruar “pa incidente” të martën në mëngjes “pasi që ekuipazhi kreu një manovër për të shmangur një mundësi përplasje me një aeroplan tjetër që hyri në pistë”, thuhet në një deklaratë nga Southwest, shkruan abcnews.
FAA ka thënë se një aeroplan privat ka hyrë në pistë pa autorizim. Kontrolluesit e trafikut ajror mund të dëgjoheshin duke i thënë aeroplanit privat të ndalonte dhe të mos kalonte pistën, por ai nuk i ndoqi udhëzimet.
@abcnews JUST IN: A Southwest Airlines plane landed safely at Chicago Midway International Airport after a close call with a business jet that “entered the runway without authorization,” according to the FAA. #plane #chicago #news #abcnews ♬ original sound – ABC News
“Absolutisht asgjë nuk është më e rëndësishme për Southwest se Siguria e Klientëve dhe Punonjësve tanë”, njoftoi Southwest.
Një zëdhënës i kompanisë private të aeroplanëve Flexjet tha se ajo “respekton standardet më të larta të sigurisë” dhe po “kryen një hetim të plotë.”
“Çdo veprim për të rregulluar dhe siguruar standardet më të larta të sigurisë do të ndërmarren”, tha zëdhënësi.
Ndryshe, Komiteti Kombëtar i Sigurisë së Transportit dhe FAA po hetojnë ngjarjen. /Telegrafi/