Telegrafi

Tragjedia që u shmang në sekondat e fundit, pamjet e shembjes së urës që i shpëtuan këmbësori dhe shoferi në Minsk të Bjellorusisë 

Videoja e realizuar nga një shofer në Minsk të Bjellorusisë, ka kapur momentin kur shembet një urë në rrugën Nemig. Videoja nga vendi i ngjarjes u shfaq në Telegram në kanalin Onliner.

Një veturë ishte ndalur në semafor, pak sekonda para se ura të shembej vetëm pak metra larg mjetit, transmeton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë në afërsi të urës gjendej një djalë i ri (këmbësor), i cili për fat të mirë arrin në kohë t’i shpëtojë më të keqes.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur rreth orës tre të mëngjesit të 8 janarit. E në anën tjetër, autoritetet lokale akoma nuk kanë bërë të ditur se cili ka mundur të jetë shkaku që çoi në shembjen e urës. /Telegrafi/